HONG KONG

53 figura dhe aktivistë të opozitës janë arrestuar në Hong Kong. Këta figura janë arrestuar në bazë të ligjit të Sigurisë Kombëtare të vendosur nga Pekini.

6 prej tyre u arrestuan për organizimin dhe planifikimin e një zgjedhje fillestare të mbajtur korrikun e kaluar.

47 të tjerët u arrestuan për shkak të pjesëmarrjes së tyre në ngjarje. Mbi 1 mijë oficerë janë përfshirë në operacion, në 72 lokacione të ndryshme teksa janë ngrirë asete me vlerë 200 mijë euro.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb