Ambientalisti, Sazan Guri, ka bërë thirrje që të gjithë deputetët e opozitës të mblidhen për t’i thënë  “jo” rivotimit të Ligjit të Teatrit.

Sipas Gurit, kjo rezistencë për mbrojtjen e Tetarit nga shembja është kauza më e luftuar që nga  fillimi i demokracisë në vend.

“Sot pas 8 muajve, 448 ditëve protestë rezistencë. Ku për herë të parë të Shqipërisë, artistë dhe shqiptarë kërkojnë të mbrojnë demokracinë dhe kushtetutën shqiptare. Po vidhet prona publike. Sot fillon një epokë e re, por e shtrembër për shqiptarin. Ne nuk do ti lejojmë të na vënë në gjumë siç bën me kuksianët. Doja ti bëjë thirrje opozitës, dhe të mblidhen për rrëzimin e ligjit. Prandaj, sot është dita e ndarje dhe ne do ta përforcojmë angazhimet tona. Ne nuk do të donin, që të përleshemi trup më trup”, tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb