TIRANE-Kreu i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Eduard Shalsi, nga foltorja e Kuvendit ka theksuar se opozita po luan e rolin e “dashnorit” të Teatrit, por kjo sipas tij, tregon vetëm një farsë.

“Proceduara e dekretit nuk është për herë të parë. Edhe në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, ne e shqyrtuan këtë që nga dekreti i presidencës dhe më gjerë. Debati në këtë komision u shndërrua në një zallahahi. Kemi një qëndrim tjetër përpara disa vitesh”, tha ai.

Ai deklaroi se mazhoranca ka synimin e qartë pasi kërkon të ndërtojë një teatër modern dhe europian.

“Opozita nuk mund të tallet me shqiptarët. Ne kemi marrë korrespondeca nga BE  dhe kemi marrë debate të ndryshe. Ai ishte të hapej gara apo jo. Ne morën në konsideratë, shpalljen e një gare duke i dhënë cilitdo subjekt të drejtën për garë. Dy gjëra duhet thënë që në filli. Debati  i ynë dhe i kryeministrit, rezulton se ne  duam një teatër modern dhe europian. Çështja e Teatrit Kombëtar, e pastër teknike. Por u bë shumë zhurmë për shkak të përfshirjes së publikut . Apo ato që thonë se s’dinë se çfarë duan. Tani dalin dhe bëjnë rolin e “dashnorit” për teatrin se gjoja e duan, kjo është krejt farsë. Prisnin në akomision që të bënim një debat cilësor. Opozita mund të jetë e paaftë për të bërë një debat cilësor, në debatin banal janë të pakonkurueshëm. Në 8 vite nuk kanë bërë asnjë investim për teatrin”, shtoi ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb