TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka sulmuar ashpër maxhorancën për ligjin e teatrit.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Vasili  shkruan se Parlamenti është kthyer në mejhane, e cila po i shërben vjedhjes së Teatrit Kombëtar.

“Kthejne parlamentin ne mejhane,qe te vjedhin Teatrin.Kuvendi i Shqiperise u kthye perfundimisht ne mejhane. Dekreti i Presidentit per Teatrin u shqyrtua ne komisionin perkates ne ora 10 dhe e fusin ne seance plenare pas nje ore,ne 11.00.

Edhe flasin per parlament keta mejhanexhinj vrimash. Hajdutet qeveritare,bashkiake e gjithe ç’jane u dhane urdher dhe keta e perdhosen parlamentin qe vjedhja e teatrit te mos vonohet asnje sekonde. Parlamenti vdiq..rrofte mejhania.”, shkruan ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb