TIRANE-Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka deklaruar se votimi i “Ligjit të Teatrit” në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, është akti që tregon fundin e Parlamentit.

Përmes një statusi në “Facebook”, Vasili shkruan se  tashmë e gjitha situata është në dorë të Gramoz Ruçit, që të shpëtojë  institucionin e Parlamentit nga gërmadha.

Sipas tij, kreu i Kuvendit duhet të tregojë se është përfaqësues i shoqërisë dhe jo i kusarëve.

“Ligji i teatrit dhe votimi antikushtetues në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese është fundi i Parlamentit. Gramoz Ruçi ka shansin e fundit për të mos lejuar gërmadhën e Parlamentit, që të shembet krejtësisht”, shkruan mes tjerash ai.

Statusi i Vasilit:

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb