Garda e Republikës do të marrë në mbrojtje kandidatin për President, Bajram Begaj menjëherë pasi ai të votohet në Parlament.

Garda
Ligji i Gardes

Në ligjin e ri të Gardës së Republikës, të miratuar vitin e kaluar, është specifikuar konkretisht në nenin 12, pika b që “Garda e Republikës ruan dhe mbron:  Presidentin e zgjedhur që nga momenti i votimit në Kuvend”.

Që pasi kryeministri Rama njoftoi emrin e Begajt për President, ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm, është filmuar dy herë nga kamerat e televizioeneve. Fillimisht të premten në mbrëmje në përfundim të takimit me Ramën dhe sot paradite në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Begaj 1
Begaj 1

Në të dyja këto dalje publike vihet re fakti që Begaj ka përdorur makinën e Shtabit të Ushtrisë me targë MM 037 MM dhe shoqërohet vetëm nga shoferi i tij.

Ndërkohë që sot pasdite në përfundim të votimit, Garda do të angazhojë skuadrën që do të shoqërojë Presidentin e ardhshëm të vendit si dhe makinën që ai do të përdorë deri në 24 Korrik kur të marrë detyrën zyrtarisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: