Rezoluta e PS dërguar Kuvendit për ndërhyrjet ruse në zgjedhje dhe dezinformimin në media është bërë temë debati në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24. Teksa është ndalur te ligji për mediat, gazetari Alfred Lela ka thënë se ky ligj ka anekse që e hedhin në erë dhe e bëjnë të papranueshëm.

Në kundërpërgjigje të tij, deputeti socialist, Ervin Bushati, ka krahasuar situatën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por kjo ka ndezur debatin, teksa Lela i ka kërkuar të mos e bëjë një krahasim të tillë, pas janë shumë larg.

Pjesë nga debat:
Lela: Ligji është magjik, duket se ka vullnetin e mirë, por ka anekse që e hedhin në erë, e bëjnë të papranueshëm. Ligji në fjalë sugjeron që të jetë AMA, ajo që vendos çfarë fake news, lajm i mirë, lajm i keq. Ata janë të emëruar politikisht o zotëri, ata janë komisionerë të partive.
Bushati: Edhe në SHBA emërohen politikisht.
Lela: Mos e bëj këtë të lutem, si mund të krahasosh gjykatësit amerikanë me këta. Do të bësh zhurmë kot apo do më dëgjosh? Duke hedhur në bisedë gjëra që janë kaq larg, si krahasimi i SHBA me Shqipërinë, si mund të bëhet. Duhet të jenë profesionistët mor zotëri, por jo kushëriri jot apo i një politikani tjetër. Me Rilindjen do ta bëjmë Shqipërinë? Unë gjykoj në 30 vite.
Bushati: Pse para 30 vitesh ka qenë më mirë?
Lela: A doni të bëni ndonjë gjë serioze apo jo?
Mediu: Kemi ardhur në këtë derexhe, për shkak të kontrollit politik mbi lajmet. Përveç portaleve me fake news kemi fake news institucional.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb