Nga:OLA MITRE* TIRANE-Mjekët, farmacistët dhe stomatologët, të cilët nuk i nënshtrohen procesit të edukimit të vazhdueshëm do të pezullohen. Këta profesionistë të shëndetësisë do të mund të rifitojnë të drejtën e ushtrimit të profesionit vetëm pasi t’i nënshtrohen provimit të ricertifikimit”. Këto janë dy ndryshimet që parashikohen në projektligjin “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i cili tashmë ka mbërritur në Kuvend.

Këto masa, ishin përcaktuar edhe në një udhëzim të ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i nxjerrë që në muajin korrik, por mesa duket Këshilli i Ministrave po kujdeset për të krijuar edhe bazën e nevojshme ligjore. Kjo pasi, prej disa javësh ka patur disa kundërshtime rreth faktit se mjekët, farmacistët dhe dentistët që nuk kanë përmbushur detyrimet e nevojshme të ciklit të parë të ricertifikimit do të duhet të futen sërish në provim shteti. Të njëjtët zëra e kanë cilësuar këtë vendim si të pabazuar në ligj, sikurse edhe testimi kombëtar i bluzave të bardha, që tashmë është pezulluar nga gjykata, për të njëjtën arsye. Ndërkaq, në relacionin që shoqëron projektligjin në fjalë, saktësohet se ndryshimet që parashikohen do të shtrijnë efektin e tyre, që në ciklin e parë, i cili u mbyll në muajin dhjetor të vitit 2014.

Më konkretisht në dokument thuhet: Projektligji “Për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr.10 107, datë 30.3.2009 “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, që po propozohet, lidhet me zbatimin dhe koordinimin e programit të certifikimit për punonjësit e shëndetësisë dhe akreditimin e aktiviteteve të edukimit në vazhdim për profesionistët e ofruesit e edukimit në vazhdim, që lidhen, jo vetëm me fazën aktuale përmbyllëse të ciklit të parë të ricertifikimit 2010-2014, por edhe me ciklet pasuese…

Shkrimin e plote e gjeni sot ne Gazeta Shqiptare ne print

(a.n/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: