TIRANË

Kreu i grupit të PS, Taulant Balla tha sot në parlament se kushdo që nuk respekton urdhrin e qeverisë për mbajtjen e maskës, do të përballet me ligjin, duke iu referuar rastit më të fundit të gjobës për kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi.

“Media publikon shpesh raste politikanësh të papërgjegjshëm sikurse është një zonjë që i bën bisht ligjit, por ligji duhet të veprojë njësoj për të gjithë. Kur gjobiten 700 qytetarë në ditë edhe Monika Kryemadhi, burri i saj apo kush është tjetër duhet të gjobitet, të paguajë gjobën. Dhe dua të kujtoj që ky Kuvend ka miratuar edhe masa të tjera, penalitete më të rënda, sikurse janë ndryshimet në Kodin Penal.

Ku nëse këto qytetarë nuk vënë mend e me dëshirë e vetëdije bëhen përhapës të këtij virusi vrasës, dhe kolegët që e kanë kaluar por edhe 9 kolegë anëtarë të Kuvendit të Shqipërisë që janë duke u përballur me covidin, besoj janë dëshmitarët më të qartë se ky është një armik vrasës i padukshëm, por që në pakujdesi mund të jetë i parikuperueshëm.” u shpreh Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb