TIRANË- Ndryshimet e parashikuara në ligjin për barnat kanë sjellë debate në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë. Opozita ka kërkuar sërish të mos ndryshojë ligji për barnat dhe të ngrihet një komision me specialistë të huaj dhe të vendit për rishikimin.

“Propozojmë që ligji për barnat të mos ndryshojë. Të ngrihet komision me specialistë të vendit e ndërkombëtar”, tha Vokshi.

Ndërsa Kreu i grupit të LSI-së, Petrit Vasili tha se ndryshimet kërkojnë kohë të gjatë dhe se shtojnë gamën e barnave që hyjnë në vend.

“Të mos nxitohemi, ndryshimi kërkon kohë të gjatë. Ne kemi mbajtur qëndrime me shtete, jo me kritere. Nuk mund të jemi selektiv. Ndryshimi i nenit, shton gamën e barnave që hyjnë në vend”, tha Vasili. Në përfundim propozimet e PD-së janë hedhur poshtë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb