Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje situatën ekonomike, korrupsionit dhe largimit të shtresës së mesme nga Shqipëria.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Tabaku ka shkruar se qeveria ka zero politika  për të mbajtur shtresën e mesme, zero politika fiskale për qytetarët dhe që nuk punon për shqiptarët por për korrupsionin dhe oligarkët.

Postimi i Jorida Tabakut:

Sot, rreziku kryesor për sigurinë e familjet shqiptare është situata ekonomike, korrupsioni dhe largimi shtresës së mesme.

Në mungesë të një alternative ekonomike  dhe një strategjie zhvillimi, qeveria e pakicës ka vendosur të ripropozojë Ligjin për bastet sportive!!

Pak kush e di, për çështjet gjyqësore për ligjin e basteve që kam kundër qeverisë në gjykatë; ajo që parashikova, u realizua, pasi me ligjin e basteve qeveria nxorri nga tregu operatorët e vegjël; e përqëndroi në disa duar; favorizoi me leje për kazino disa biznese të mëdha dhe lufta e grupeve kriminale për kontrollin e tregut doli jashtë kontrolli

E gjitha kjo vjen në një çast kur po prisnim nga qeveria të shprehej për skandalin McGonigal. Shqiptarët prisnin të dëgjonin qeverinë mbi përfshirjen e kryeministrisë në shpifje kundër PD, morrëm ligjin e Lojërave të Fatit, dmth qokën për pakicën.

Prisnim përgjigje për shtresën e mesme, qytetarët, ekonominë e ndërkohë alternativa është përsëri një ligj për pakicën e jo shumicën.

Kjo qeveri ka 0 politika për të mbajtur shtresën e mesme në vend, punon për të mbajtur oligarkët me koncesione.

Kjo qeveri ka 0 politika fiskale për qytetarët sepse është qeveria e pakicës, punon për të miratuar ligje me porosi.

Një qeveri e diskretituar, e pakicës së shqiptarëve që nuk punon për qytetarët por për korrupsionin dhe oligarkët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb