TIRANË- Komisioni parlamentar i veprimtarisë prodhuese ka diskutuar sot ligjin për energjinë, ndërsa të pranishme në mbledhje kanë qenë edhe investitorët privatë në sektorin e energjisë. Përfaqësuesi i Shoqatës Area, kërkoi rishikim të rregullave në sektorin energjetik.

“Duhen rishikuar rregullat në sektorin e energjetikës. Në 8 vjet ky sektor shkoi drejt falimentimit. Nuk janë privatët problemi i sektorit. Pa rregulla të ndryshuara, nuk ka investitorë. Është e habitshme që OSHEE-ja blen jashtë energjinë. Ne paguajmë të gjitha taksat ndaj shtetit. Qeveria e mëparshme nuk na ka mbështetur”, ka thënë përfaqësuesi i Shoqatës Area.
Ndërkaq Kreu i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Eduard Shalsi, ka dalë në mbrojtje të investitorëve. “Nuk janë privatët e keqja e sektorit energjetik”, ka thënë ai.
Në diskutim është përfshirë edhe avokatja e prodhuesve privatë të energjisë, Flora Tashko, e cila ka kërkuar ndryshim të ligjit. “Duhet ligj i ndryshuar për shitblerjen e energjisë. Ligji aktual, pasiguri totale juridike për prodhuesit”, tha Tashko.
Kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku evidentoi problematikën shumë të madhe në këtë sektor. “Problematika është shumë e madhe. Blerja e energjisë nga OSHEE vetëm me Vendim të Këshillit të Ministrave”, tha Buxhuku.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb