Partia demokratike nuk do të marrë pjesë në seancën parlamentare të së enjtes ku do votohet pr/ligji për mbylljen e lojërave të fatit. Arsyeja sipas deputetes së partisë demokratike dhe nënkryetares së Komisionit të Ekonomisë Jorida Tabaku është se në 1 janar ligji nuk do të zbatohet.

E gjithë kjo nismë ligjore e shpejtuar dhe e paparashikuar sipas Tabakut, bëhet për të favorizuar kompaninë e cila ka përfituar licencën për të luajtur online. Sipas saj, kompania në fjalë e ka përfituar të drejtën nëpërmjet një koncesioni 30-vjeçar.

Sipas Tabakut, mungesa e vullnetit politik të qeverisë bëri që numri i pikave të basteve në këto vite të rritej vazhdimisht.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb