KORÇE- Zëvendëskryeministri Niko Peleshi nga Korça deklaroi se nuk duhet ngatërruar ligji i mëparshëm i importit të plehrave me atë aktual, që parashikon importin e mbetjeve si lëndë e para dytësore.
Për këtë arsye tha ai nuk ka pse të ketë një referendum.

Ai pohoi ndër të tjera se nuk do të ketë plehra që do të digjen apo groposen. “Nuk do të ketë referendum, pasi nuk ka import plehrash.”, tha Peleshi. Ligji për mbetjet u miratua në Kuvend me 63 vota pro dhe 27 kundër, ndonëse hasi në kundërshti të shoqërisë civile.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: