Kryetari i grupit parlamentar demokratik, Myslim Murrizi ka kritikuar ligjin për partitë politike që pritet të miratohet sot në Kuvend si pjesë e marrëveshjes së ‘5 qershorit’.

Murrizi tha se ky ligj është vetëm një hall i pazgjidhur mes mazhorancës dhe opozitës joparlamentare.

Ai shtoi se partitë në Shqipëri nuk janë demokratike pasi tek të gjitha mbizotëron bolshevizmi dhe prirja për të krijuar armiq imagjinarë. Murrizi thekson se të gjitha partitë drejtohen nga kryetarë që janë komunistë që kanë kaluar ylberin dhe shfaqen si anti-komunistë.

”Koha ishte për një ligj për partitë politike real, kurse amendamenti i sotëm është një hall i pazgjidhur i 5 qershorit ku në fakt këtej sillte lekë për partitë, një komision më tepër ja hiqte Mediut, ja jepte Monikës, dhe një tender 15 milione euro të dërguarit të Lulit.

Shqipëria ka një parti nga ’45, më pas nga Enveri, tek Ramizi dhe tek Nano e Rama. Ka dhe një tjetër në dhjetor të ’90 si revoltë dhe më pas që e grabitën, disa që kaluan ylberin dhe u zgjuan si anti-komunistë.

Tregon numri i partive se çfarë bolshevizmi mbartin partitë kryesore. Blshevizmi i tyre ka qenë shpallim sa më shumë armiq brenda partisë që të monopolizojmë partitë.

Ju e keni mbushur gamën me ata që kanë qenë në këtë sallë, që kanë krijuar një parti tjetër të 2003, dhe të tjerë janë armiq imagjinar. Ne që ishim në ’90 për të përmbysur partinë paraardhëse tuaj. E gjithë bota duartrokiti kur Putin takoi Bushin.

PD ka tre ditë që është ngritur në këmbë për Islamin. Para 6 javësh shpalli armik Rusmailin. Punësuat Besart Kadinë, ata nxorën letrat që e shpallin armik.

Nxorët disa ministra nga PD dhe i çuat në BE, OSBE e nja dy në Bankë. E gjithë kjo panoramë e pështirë e ka zanafillën tek filli i kuq bolshevik që përshkon gjithë partitë politike.

Janë dretjaur nga komunistë që kanë kaluar ylberin. Madje në pushtete të alternuara PD-LSI, PS-LSI hallexhinjtë e administratës po t’i ngresh nga koka te këmbët i zbrazen nga xhepat 4-5 testera.

Asnjë parti nuk është demokratike. Një parti që tallet me garën e atyre që përfaqësojnë vullnetin e sovranit. Ju merrni për zv/ministër një sekretar të Lulit, është një lojë pragmatiste që i ka ndarë boshti rrotat.

Me sa shof më tha një xhaje këta gjithë zihen, dhe gjithë natën bëjnë atë që s’thuhet. Realisht këta nuk e kanë dashur europiane.”- tha Murrizi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb