Parlamenti i Shqipërisë ka votuar pro ligjit për pronat në vendin tonë.  Në lidhje me miratimin e ligjit të pronave në Kuvend, ku preken edhe minoritarët grekë që jetojnë në vendin tonë, ka reaguar Ministria e Jashtme e Greqisë.

Ministria e Jashtme e shtetit grek shprehet se votimi nga ana e Parlamentit Shqiptar, të ligjit mbi çështjen e pronave, përbën një shans të humbur  për zgjidhjen e drejtë dhe përfundimtare të një problemi që mundon qytetarët Shqiptarë, përfshirë këtu edhe anëtarët e Minoritetit Etnik Grek.

Po ashtu, në reagim thuhet se Autoritetet  Shqiptare zgjodhën për t’i dhënë  ‘’zgjidhje ‘’ pa marrë parasysh vlera  dhe të drejta themelore dhe zbatuan në mënyrë të pjesshme Opinionin e Komisionit të Venecias të dt. 14 tetor 2019, i cili  theksonte se ‘’dispozitat e projekt Ligjit janë të paqarta  dhe të papajtueshme me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, zbatimi i mundshëm i tyre  do të përbënte shkelje të së drejtës së pronësisë’’.

Më tej, thuhet se sanksionimi i kësaj të drejte  do të përbejë gurin e provës,  në kontekstin e  marrjes së vendimeve  për hartimin e kuadrit negociues (negotiating frameëork)  dhe thirrjen e konferencës së parë ndërqeveritare (1st intergovernmental conference) për hapjen e negociatave për  integrimin e Shqipërinë.

Njoftim i Ministrisë së Punëve te Jashtme të Greqisë lidhur me votimin në Parlamentin Shqiptar  të Ligjit mbi pronat.

Votimi nga ana e Parlamentit Shqiptar, të ligjit mbi çështjen e pronave, përbën një shans të humbur  për zgjidhjen e drejtë dhe përfundimtare të një problemi që mundon qytetarët Shqiptarë, përfshirë këtu edhe anëtarët e Minoritetit Etnik Grek.

Autoritetet  Shqiptare zgjodhën për t’i dhënë  ‘’zgjidhje ‘’ pa marrë parasysh vlera  dhe të drejta themelore. Zbatuan në mënyrë të pjesshme Opinionin e Komisionit të Venecias të dt. 14 tetor 2019, i cili  theksonte se ‘’dispozitat e projekt Ligjit janë të paqarta  dhe të papajtueshme me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, zbatimi i mundshëm i tyre  do të përbënte shkelje të së drejtës së pronësisë’’.

Megjithëse në momentet e fundit  u bënë disa përmirësime, problemet kryesore mbetën edhe tek Ligji që u votua.

Presim nga Autoritetet Shqiptare të mbrojnë në mënyrë efektive  të drejtën e pronësisë dhe të pronës, një çështje kjo, që përfshihet në bërthamën e ligjeve kryesore të së Drejtës Europiane.

Sanksionimi i kësaj të drejte  do të përbejë gurin e provës,  në kontekstin e  marrjes së vendimeve  për hartimin e kuadrit negociues (negotiating frameëork)  dhe thirrjen e konferencës së parë ndërqeveritare (1st intergovernmental conference) për hapjen e negociatave për  integrimin e Shqipërinë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb