TIRANË-Ligji për shërbimin civil është shoqëruar me debate gjatë shqyrtimit në Komisionin e Ligjeve. Deputeti i opozitës Eduard Halimi ka kërkuar nga komisionerja për Shërbimin Civil Pranvera Strakosha informacion lidhur me numrin e punonjësve të larguar si dhe sa prej vendimeve të Gjykatës Administrative janë zbatuar.

Por kjo e fundit është përgjigjur se nuk ka informacion. Sipas Opozitës janë larguar 9 mijë punonjës. “ Nuk kam dijeni as sa gjyqe kanë fituar qytetarët dhe as sa vendime ka zbatuar qeveria. Ne kemi marrë dëshmi penaliteti për çdo person. Në administratë nuk ka asnjë punonjës të inkriminuar.”- është shprehur Strakosha.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb