TIRANE

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka kritikuar ndryshimet në ligjin për vettingun në polici. Në fjalën e tij në seancë plenare, Xhafaj u shpreh se vettingu nuk mund të bëhet nga SHÇBA.

‘Dikush mund të thotë se vetingu ne polici eshte paranoje e ish minister i brendshem. Policia nuk është pasuri e partive, por shtyllë e shtetit të së drejtës. Vetingu mbetet instrument kyç. Jam i keqardhur që me alibi false nuk u bë i zbatueshëm në kohë, ndersa për dy vite futëm në procesin e zbatimit në drejtësi, na duhen dy vite per të bërë efektiv një ligj. Gjithsesi më mirë se vonë se kurrë, nuk është herezi ndryshimi i një ligji, por në vlerësimin tim personal ndryshimet nuk janë të duhura në disa arsye, mund të cënohet pavarësia e paanshmeria dhe besueshmëria e vetë procesit.

Kemi të bëjmë me skanim të veçantë, dhe nuk mund të bëhet nga SHCBA, në varësi të ministrit. Një nga sukseset e vettingut në drejtësi është se është i besueshëm nga të gjithë. Së dyti cenohet cilësia dhe shpejtësia e procesit. SHCBA-ja nuk ka kapacitetet për ta kryer këtë proces. Ti besojmë vettingun 13 mijë punonjësve një institucioni që ka 100 punonjës vlerësoj se do ta ngadalësojë procesin. Argumenti financiar nuk është i justifikuar, ajo shumë që mendohet se do të kursehet 2 milion euro, është e papërfillshme nga ajo që pritet. Por një gjë është pozitive,nuk preket thelbi i vlerësimit dhe kriteret.” – u shpreh Xhafaj, ndërsa mbylli falën e tij në parlament duke theksuar se: Jam njeri i ligjit dhe do pres me durim veprimet dhe vendimet e institucioneve të vendit tim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb