TIRANË- Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Lefterie Luzi ka paraqitur sot raportin e vitit 2015 në Komisionin e Ligjeve.

Luzi ka deklaruar se zgjedhjet e 2015-ës ishin të lira dhe të ndershme, ndërsa e pyetur nga Bashkim Fino për vërejtjet që ka për ligjin aktual, Luzi shprehet se duhen bërë disa ndryshime nga pikëpamja teknike.

Ajo thotë ndër të tjera se ka gati rekomandimet.

Ndërkaq deputeti i PD-së, Mhill Fufi e ka pyetur Luzin për zgjedhjet në Bashkinë e Kurbinit, nëse kanë qenë apo jo të lira? Fufi ka pyetur se ku është bazuar zëvendësimi i anëtarëve të KZAZ? Sipas Luzit, gjithçka është bërë sipas dispozitave të kodit zgjedhor.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: