BRITANI– Disa ligjvënës në Britani i kanë bërë thirrje qeverisë që të marrë në konsideratë revokimin e pasaportës ndaj bashkëshortes së presidentit sirian, Bashar al-Assad, pas postimeve të saj në rrjetet sociale në mbështetje të regjimit të liderit të Sirisë.

Përfaqësuesi i liberal demokratëve në parlamentin britanik, Tom Brake ka akuzuar Asma al-Assad se ka përdorur profilin e saj ndërkombëtar për të mbrojtur një “regjim barbar”.

“Zonja e Parë e Sirisë nuk ka vepruar si një qytetare, por si një zëdhënëse për presidencën siriane. Nëse ajo vijon të mbrojë aksionet vrastare të regjimit të Assad, qeveria duhet t’i heqë shtetësinë britanike, ose të protestojë për veprimet e saj’- ka thënë Tom Brake.

Edhe ligjvënësi Nadhim Zahaëi, nga Partia Konservatore ka bërë një kërkesë të ngjashme.

Asma al-Assad është ish-investitore bankare, e cila u martua me Assadin ne vitin 2000. Ajo ka lindur në Londër nga prindërit sirianë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: