Nuk ka më asnjë kacidhe nga televizionet me përfundimin e kampionatit. Këtë mëngjes, Canal+, transmetues francez, dhe BeIN Sports, transmetuesi i ndeshjeve të Ligue 1 në Francë, i kanë dërguar një shkresë Federatës Franceze të Futbollit, ku bëhet e ditur se nuk kanë ndërmend të paguajnë këstin e fundit.

Reagimi i ty transmetuesve erdhi pas vendimit të qeverisë franceze për të ndaluar të gjitha aktivitetet sportive deri në fundin e shtatorit. Nga pikëmaja ekonomike bëhet fjalë për një humbje të madhe për ekipet e Ligue 1 dhe Ligue 2. Janë plot 243 milionë euro më pak, të cilat nuk do hidhen në arkat e klubeve franceze, shkruan “L’Equipe”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb