Drejtoresha e Qendrës Evropiane të BE-së për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, ka paralajmëruar sot se shtetet duhet që të rishikojnë se sa doza vaksinash kundër lisë së majmunit kanë në dispozicion, në një kohë që infektimet nga kjo sëmundje janë duke u shtuar çdo ditë dhe harta e shteteve në të cilat raportohen infektimet shtohet.

Dr Andrea Ammon, tha se shtetet duhet që veç kësaj vaksine, të bëjnë një rishikim edhe të rezervat e antiviralëve dhe pajisjeve mbrojtëse personale.

Ajo bëri me dije se po u kërkon gjithashtu vendeve të shkëmbejnë mekanizmat e tyre të gjurmimit të kontakteve dhe kapacitetin e tyre për të diagnostikuar sëmundjen.

Ajo thotë se ata që janë të infektuar me linë e majmuni duhet të qëndrojnë të izoluar derisa të shërohen plotësisht.
“Për popullatën më të gjerë, gjasat e përhapjes janë shumë të ulëta. Megjithatë, gjasat e përhapjes së mëtejshme të virusit përmes kontaktit të ngushtë, për shembull gjatë aktiviteteve seksuale mes personave me partnerë të shumtë seksualë, konsiderohet të jetë e lartë,” thotë Dr Ammon.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb