Trajneri Ilir Daja dhe mesfushori më në formë i momenti te Skënderbeu, Sabjen Lilaj dolën sot në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Luftëtarin ku analizuan kundërshtarin dhe folën për ecurinë e skuadrës në këto javë. Si Daja ashtu edhe Lilaj deklaruan se fokusi do të jetë vetëm te ndeshja e nesërme dhe se skuadra është mësuar me intensitetin e ndeshjeve.

ILIR DAJA
Për ndeshjen me Luftëtarin

“Jemi mësuar me këtë intesitet ndeshjesh çdo 3-4 ditë. Problem i vetëm është fakti që nuk kemi pasur gjithë grupin në dispozicion. Rotacioni i pamundur për këtë takim por e rëndësishme është që në vazhdim do jemi rikthime të rëndësishme. Nesër do të hedhim në fushë lojtarët me cilësore pasi kampionati është objektivi ynë primar. Skënderbeu hyn në çdo takim për fitore por prezent janë të treja rezultatet. Kemi treguar që kur hyjmë në fushë me dëshirë maksimale dhe ritëm e kemi të thjeshtë të shkojmë tek fitorja. Nuk dua të analizoj rivalët pasi ne bëjmë kampionatin tonë dhe fokusohemi vetëm tek ndeshjet tona. Nëse vijojmë me këtë ritëm që kemi pasur deri tani do të arrijmë lehtë tek fitorja.”

REKORDI I FITOREVE
“Nuk jam këtu për të bërë krahasime me koleget e mi por kemi lojtarë me cilësi të mira dhe ritëm dominues dhe ajo qe na mbetet është që këtë performancë ta vazhdojmë për të arritur objektivin. Duhet te imponohemi kundërshtarëve me lojën tonë.”

TITULLI KAMPION
“Duke analizuar këto 7 javë të para mendoj se titulli kampionati është një objektiv i arritshëm. Besoj tek kontingjenti i lojtarëve që kam në dispozicion dhe shoh lojtarë që nuk ngopen por mbi të gjitha shoh lojtarë të motivuar për të fituar.”

SABJEN LILAJ
Ecuria e skuadrës

“Për mua ecuria e ekipit në këto 7 javë të para është më e rëndësishme se golat. Normalisht golat e shënuar janë shtysë për të ecur para por fati im që po gjuaj dhe penalltitë këtë sezon.
Është shpejt për të ndjerë lodhje pasi jemi në aktivitet. Lodhja qëndron më shumë në mëndje. Nëse ndjehesh mirë psikologjikisht atëherë superohet lodhja fizike. Nuk jam aspak i ngopur me tituj. Madje mendoj se titujt të japin një shtysë më shumë të ecësh para. Kam ende dëshirë për të fituar.”

Ndeshja ndaj Luftëtarit
“Luftëtari ka treguar që duhet vlerësuar maksimalisht pavarësisht se në këtë moment nuk është në pozicion të favorshëm. Objektivi ynë është fitorja. Nuk mendoj aspak për ndeshjen në Beograd, jemi të përqendruar tek ndeshja e radhës.”

Rivalët për titull
“Nuk komentoj rivalët e rëndësishme është që duhet ti marrim ndeshjen një e nga një për të arritur objektivin titull. Mendoj se në vitet e fundit kemi qënë gjithmonë më të mirët. Nuk dëshiroj të krahasoj cili është ekipi më i mirë i këtyre viteve pavarësisht ndryshimeve të shumta. E rëndësishme është që Skënderbeu është me i forti në krahasim me rivalët e tjerë.”/p.sport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: