TIRANE– Mbledhja e Komisionit Hetimor për çështjen CEZ është shoqëruar me debate mes deputetit të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe demokratikes, Liljana Elmazi. Teksa Balla fliste për një prej dëshmitarëve, Elmazi e ka ndërprerë, ndërsa ligjvënësi i majtë i është drejtuar: “O Zot! Kush të ka sjellë ty në Parlament?!”.

DEBATI NE KOMISION
Elmazi:
Dëshmitari e tha qartë që nuk kam patur asnjë lidhje me qeverinë. Ajo që mua më bën përshtypje është se pas nëntorit të 2007¬ës, ai ka thënë: Unë nuk kam patur asnjë lidhje me Noelin. Atëherë unë ju pyes juve. Si mund t’i ketë në dorë një person i tretë e¬mailet e personave të tjerë: I ka përgjuar apo ia kanë dhënë të tjerë? Të sqarohemi. Unë jam në dijeni se juve ju ka ngarkuar kryeministri i kuvendit që të sillni investime në vend, ku janë këto investime më thoni ju?

Balla: Ky person do të bënte konsulencën e ÇEZ¬-it në Shqipëri. Hamza Merxhani sot na konfirmoi të dhëna historike. Ju thoni nuk njihet, ne na rezulton se nga banka ka tërhequr 4 mijë euro nga banka. Nuel Kalaj është një person i rëndësishëm pasi ka e-mail¬e pa fund me drejtuesin e ÇEZ për çështje të cilat i ka biseduar më parë me palën shqiptare. Shqetësimi është se si Kalaj, sa herë që shkonin çekët te… (ndërpritet nga Elmazi).

Balla: …Oh Zot! Kush të ka sjellë ty në Parlament?! Ça të të them ty unë?! O Zot si të kanë pru ty këtu?! Po flas për Nuelin mi, jo për Hamzain. Ai ka marrë 300 ky 7 mln.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: