SHBA

Lily Collins ka ndërmarrë një hap të ri në lidhje me jetën private. Ylli i “Les Mis”, 31-vjeçare, njoftoi të premtën në Instagram fejesën e saj me shkrimtarin dhe regjisorin, Charlie McDowell.

“Kam qenë duke pritur tërë jetën time për ty dhe mezi po pres të kalojmë jetën tonë së bashku”, shkroi ajo në një prezantim me fotografi gjatë dhe pas propozimit.

Çifti duket se ishte në një udhëtim në male, ku McDowell bëri pyetjen. Në një foto, aktorja është shfaqur duke qeshur ndërsa i fejuari i saj ishte ulur në gju.

Disa orë pasi njoftoi fejesën e saj, Lily ndau një foto tjetër të saj duke zbuluar unazën prej diamanti. “Kënaqësia më e pastër që kam ndjerë ndonjëherë …”, -shkroi këngëtarja.

Miqtë e famshëm të aktores “Extremely Wicked, Shockingly Evil and Vile” e uruan atë në pjesën e komenteve.

“Urime” komentoi Ashley Tisdale me disa ‘emoji’ zemre. “Shumë e lumtur për ty! Çfarë dite e veçantë”, shkroi këngëtarja Ciara.

Collins dhe McDowell filluan lidhjen së pari në korrik të vitit 2019. Një muaj më vonë, ylli amerikan zyrtarizoi romancën në rrjetet sociale.

 

View this post on Instagram

 

I’ve been waiting my lifetime for you and I can’t wait to spend our lifetime together…

A post shared by Lily Collins (@lilyjcollins) on

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb