Kryedemokrati Lulzim Basha ka takuar në Kosovë në vcazhdën e takimeve të tij edhe kreun e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Ky i fundit, ka thënë se Lulzim Basha është një nga personalitetet e rëndësishme shqiptare që e njeh mjaft mirë realitetin në Kosovë. Limaj thotë se Basha ka ndihmuar e këshilluar Kosovën që nga procesi i përfundimit të luftës e deri më sot.

Nga ana tjetër Basha ka rikonfirmuar se institucionet dhe politika e Kosovës ka plotësisht mbështetjen e tij dhe të PD për çdo vendim që do marrin bazuar në respekimin e pavarësisë dhe sovranitetit të shtetit.

PJESE NGA FJALA E LIMAJT DHE BASHES

FATMIR LIMAJ: Pata rastin të takoj liderin e opozitës shqipar, Lulzim Basha. Është një prej personaliteteve të rëndësishme në Shqipëri që e njeh mjaft mirë realitetin në Kosovë. Ka përcjellë në vazhdimësi zhvillimet. Na ka ndihmuar e këshilluar gjatë gjithë kohës, nga procesi i përfundimit të luftës e deri më tani.Edhe në Prishtinë si në Tiranë kemi nevojë për bashkërendim, dhe duhet në Kosovë një unifikim të partive.

LULZIM BASHA: Rikonfirmoj qëndrimin timin personal dhe të PD, që do të jemi plotësisht në mbështetje të vendimeve të institucioneve të Kosovës. Do të dinë të përballin sfidat me mençuri dhe do të kenë plotësisht mbështetjen time për këtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb