KOSOVE

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka mbajtur një konferencë për media, ku ndër të tjera ka folur edhe për taksën 100% ndaj mallrave serbe dhe boshnjake.

Limaj ka theksuar se vendi është në një situatë të rëndë politike, por do të gjendet zgjidhje edhe për çështjen e  taksës, pasi sipas tij asnjëherë nuk është gabuar në vendimet e marra nga qeveria e Kosovës.

 

 

 

“Kosova ka kaluar shumë sfida, ka pasur momente vendimtare në të cilat ka përcaktuar vet fatin e saj, e që tregon pjekuri. Deri më tani nuk kemi gabuar në rrugëtimin tonë, prandaj do të gjendet një zgjidhje edhe për taksën”, ka thënë Limaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb