TIRANE – Gurët në tëmth formohen kur ka shumë kolesterol në bilë, një lëng që mëlçia e përdor për të tretur yndyrën. Bila (lëngu i tëmthit) ruhet gjatë tretjes nga tëmthi, një organ në formë dardhe poshtë mëlçisë.

Ai formon kristale që grumbullohen së bashku dhe formojnë gurët. Madhësia e tyre varion nga copëza rëre deri tek një top golfi. Pjesa më e madhe e tyre kanë madhësinë e një guraleci shkruan Shendeti.com.

Ato shkaktojnë dhimbje të forta në pjesën e sipërme të barkut, zverdhje, mostretje e mirë dhe të vjella .Një trajtim i mirë në këtë rast është limoni me vaj ulliri dhe mjaltë.

Limoni përdoret në trajtimet tradicionale së bashku me vajin e ullirit për të inkurajuar sekretimin e lëngut të tëmthit. Ai është tonik për mëlçinë si dhe regjenerues i saj.

Merret 1 lugë gjelle mjaltë, trazohet me lëngun e një kokrre limoni dhe një lugë vaj ulliri. Ky trajtim përdoret çdo ditë esëll në mëngjes për 1 muaj rresht.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: