Pianistja Nora Çashku tregon për “News 24” gjendjen shëndetësore të kolegut e mikut të saj, kompozitorit Limos Dizdari. I shtruar në spitalin e Durrësit pak ditë më parë, ai është sjellë të hënën në sanatoriumin në Tiranë.

“Limos Dizdari është një aset i kulturës sonë dhe sigurisht për ne muzikantët ka rënë si një shok gjendja e tij shëndetësore. Jemi në kontakt. Sot kemi pasur lajme më të mira që gjendja është stabilizuar, e rëndë por e stabiliziuar. Jemi shpresëplotë sepse mjeku që e ka marrë përsipër, Arjan Mezini, është shkencëtar i vërtetë”, thotë ajo.

Përkundër informacioneve kaotike mbi problemet shëndetësore të kompozitorit të njohur, Nora Çashku, rikujton edhe situatën që Dizdari po kalon. “Limozi ka një problem polmonar që e ka pasur para e disa vitesh po në gjendje të rëndë dhe ka qenë në sanatorium. Kaloi një periudhë të vështirë këto kohë, pas gjithë incidenteve dhe gjërave të shëmtuara që i ndodhën me Qendrën ‘Dea’ në Ksamil ndaj është edhe kjo një plus në përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore” shprehet Çashku.

Kolegë prej dekadash, në një moment të vështirë si ky, pianistja veçon karakterin e tij. “Limozi është vetëm luftarak, nuk është i tërhequr dhe është i pamposhtur. Këtë cilësi ia njoh dhe nuk ka artistë joluftarak. Ai lufton në mënyrën e tij dhe kjo është gjë tjetër”, tha ajo. Dizdari mban titullin “Artist i Merituar”, është kompozitor i muzikës klasike, i muzikës së filmave. Prej muajsh ai ka bërë protesta vetiake para kryeministrisë në Tiranë, për mbylljen e qendrës kulturore “Dea” në Sarandë.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb