TIRANE
Gold Ag dhe bashkëshortja e tij, Ermira Shkodra, në fund të vitit të kaluar u bekuan me një djalë.
Gueril, emri që i ka vendosur reperi shqiptar djalit erdhi në jetë në një ditë të rëndësishme, në atë të pavarësisë së vendit, më 28 nëntor, prandaj reperi zgjodhi emrin domethënës.
Ndonëse ende nuk na e ka treguar portretin e të birit, Gold Ag ka zbuluar sot se ai ka marrë nënshtetësinë shqiptare. Ai publikoi në rrjete sociale një foto ku shihej dora e guerilit me pasaportën në dorë, krah së cilës shkroi:
“Jam gjaku i ri, i kombit ma t’vjetër. E gëzofsh shtetësinë shqiptare djali jem”.
Pasi zbuloi emrin e djalit, artisti bëri edhe një shpjegim pasi mori shumë mesazhe nga ndjekësit, të cilit nuk e dinin ç’lidhje kishte ai me Ditën e Pavarësisë. Që nga ardhja në jetë e djalit, ai ka publikuar herë pas here edhe foto me të në rrjete sociale, por pa ia zbuluar ende identitetin.