SHBA

Një vogëlush në SHBA është vetëm një vjeç dhe ka hyrë në librin e rekordeve Guinness. Richard Scott William Hutchinson është fëmija më prematurë që ka arritur të mbijetojë.

Ai peshonte vetëm 340 gramë kur lindi dhe ishte aq i vogël sa prindërit e tij e mbanin në pëllëmbën e dorës. Mjekët i kishin dhënë zero shpresa që i vogli të arrinte të mbijetonte. Richard në 5 qershor të 2021-shit fiku qiririn e tij të parë dhe tashmë është zyrtarisht në librin e rekoredeve.

Ai lindi pesë muaj më herët, në javën e 21 të shtatzënisë dhe mjekët e ‘Children’s Minnesota hospital’ i kishin përgatitur prindërit për më të keqen. Ndërsa një mjek nga ekipi që ndiqte të voglin kishte thënë nëse arrin të mbijetojë javën e parë të lindjes do t’ia hedh.

Betejën me jetën vogëlushin ia vështirësoi më shumë pandemia e Covid-19. Asnjë nga prindërit dhe nga familja nuk arriti ta shihte apo ta takonte, gjatë gjithë kohës i vogli Richard ishte vetëm.

Vetëm në muajin dhjetor pas gjashtë muajsh të gjatë Richard u kthye në shtëpi me prindërit dhe më 5 qershor festoi ditëlindjen etij të parë.
“Nuk më besohet, jam shumë e lumtur”-tha nëna e të voglit kur mori vesh që Richard hyri në librit e rekordeve.

“Të ndajmë historinë e djalit tonë me të tjerët është dhe një mënyrë për të sensibilizuar fëmijët e tjerë që lindin prematurë”-përfundoi nëna e 1-vjecarit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb