Në vizitën e saj të parë si kryeparlamentare, Lindita Nikolla ka nisur takimet me homologun Glauk Konjufca të Kosovës.
Ajo zbulon se Shqipëria dhe Kosova do të institucionalizojnë në Tiranë një tryezë të përbashkët të kryetarëve të komisioneve parlamentare.
Kjo për Nikollën do të jetë korniza konkrete e bashkëpunimit mes dy parlamenteve.
STATUSI NGA LINDITA NIKOLLA
Me Kryeparlamentarin Glauk Konjufca në një takim vëllazëror?.
Vullneti dhe gadishmëria e përbashkët formësohet në një kornizë konkrete bashkëpunimi midis dy parlamenteve tona.
Së shpejti institucionalizojmë në Tiranë tryezën e kryetarëve të komisioneve parlamentare

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb