TIRANE

Kryeministri i vendit Edi Rama ishte sot në maternitetin “Koço Gliozheni” ku vizitoi nga afër një nënë që solli në jetë trinjakët e parë për vitin 2019-të.

Me tufë lulesh në duar, teksa ka uruar nënën e re, Rama sqaroi edhe faktin se në këtë rast secili prej foshnjave të ardhur në jetë do përfitojnë një bonus prej 120 mijë lekësh të reja.

“Me këtë rast e sqaruam edhe pyetjen e famshme si është bonusi kur janë tre? Pra të gjithë marrin si për tre, secili nga 1200 mijë lekë”,- u shpreh Rama.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: