Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një spital në Meksikë, ku mjekët për pak i kanë prerë veshin një foshnjeje të porsalindur.

E gjitha ka ndodhur për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, çka ka bërë që operacioni cezarian me të cilën ka lindur bebja, të kryhej nën dritën e telefonave.

19- vjeçarja Karla Urizandi, lindi më 6 qershor foshnjën në Klinikën Ndërkombëtare të Specialiteteve Mexicali në Mexicali, Baja California, por se zona është përfshirë nga një ndërprerje energjie, që detyroi mjekun të përdorte dritat nga tre telefona për të vijuar operacionin.

“Me tre celularë të drejtuar nga barku im, ata fillojnë të bëjnë një prerje cezariane. I thashë jo, nuk dua të vdes. Në realitet, u frikësova shumë”, tha Urizandi në një video të TikTok.

“Pas disa minutash dëgjoj fëmijën tim të qajë. Mendova se do ta lënë mënjanë, por nuk ndodhi kështu. Kalon më shumë kohë dhe unë e pyes: ‘Po fëmija?”, tregon ajo.

Urizandi tha se nuk iu tregua menjëherë për incidentin e prerjes së pjesshme të veshit të të birit, çka shkaktoi edhe enjtjen e kokës të të porsalindurit, por se dijeni për ngjarjen ka marrë vetëm kur bashkëshorti i dha lajmin.

“Me të vërtetë prisja që një mjek apo dikush të hynte dhe të më jepte një shpjegim, por nuk ishte kështu. Në asnjë moment nuk erdhën dhe nuk më shpjeguan asgjë”, tha ajo.

Urizandi dhe burri i saj paraqitën një raport incidenti në Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Baja California, duke akuzuar institucionin mjekësor dhe mjekët për mjekim të pakujdesshëm.

Momentalisht si nëna ashtu edhe foshnja janë në shtëpi dhe po rikuperohen nga ngjarja e tmerrshme.

Capture
Capture

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb