SHBA- Lindsay Lohan ka pasur një jetë problematike dhe pas skandaleve me alkoolin dhe drogën ajo duket se i është kthyer jetës së rregullt.

Lohan është fotografuar në Brooklyn New York, duke mbajtur një Kur’an, në ditën e parë të saj në shërbim të komunitetit të mërkurën.

Aktorja e njohur vjen nga një familje me prindër katolik dhe mbante një Kuran me vete, teksa ishte duke dalë nga puna e saj, në një qendër për fëmijë në shërbim të komunitetit.

Nuk është hera e parë që Lindsay është e interesuar për fe të tjera dhe sigurisht nuk dihet nëse ajo është kthyer në myslimane, por sigurisht leximi i Kuranit e ka ndihmuar atë për të hequr dorë nga alkooli, shkruan Daily Mail. Edhe disa kohe me pare ajo shkroi ne profilin e saj citate nga Kurani.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: