“Një hap të rëndësishëm në marrëdhëniet midis Izraelit dhe Shqipërisë”, kështu e ka cilësuar ministri i Turizmit, Blendi Klosi, hapjen e linjës ajrore Tel Aviv-Tiranë, që do të operojë 2 herë në javë duke nisur nga muaji prill. Në një intervistë të dhënë për “Passport” ministri Klosi ka shprehur pritshmëritë në sektorin e turizmit pas hapjes së linjës ajrore.

“Kam besim në palën izraelite dhe shpresoj se hapja e linjës do të jetë një hap përpara në marrëdheniet Izrael-Shqipëri. Qëllimi ynë është që brenda tre viteve të trefishojmë numrin e turistëve dhe brenda 5 viteve ta dhjetëfishojmë, gjë që do të thotë 60.000 turistë izraelitë që do të vizitojnë Shqipërinë”, ka thënë për “Passport” ministri Klosi.

Ministri i Turizmit ndodhet në Izrael në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipëria merr pjesë këto ditë me stendën e saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb