Nga Rashela Shehu

43 linja të shfuqizuara nga Minstria e Infrastruktures do te rivihen ne pune nga nje udhëzim i ri i kësaj ministrie. Ky eshte pretendimi i shoqatës se transporteve te cilët këmbëngulin  se Ministria duhet te konsultohet me grupet e interesit per linjat e reja, pretendim i cili eshte hedhur poshtë nga Ministria e Infrastruktures. Burime te kësaj ministrie pohuan per News 24 se udhezimi nuk ka dale akoma, dhe se grupi i punes ka zhvilluar disa takime me përfaqësuesit e transporteve.

Një udhëzim i Ministrisë së Energjetikës dhe Infrastrukturës që pritet të miratoi linjat e rregullta dhe te eliminojë linjat me mbivendosje dhe shkelje, ka nxitur reagimin e Shoqatës së Transportit Ndërqytetës. Shoqata pretendon se përmes këtij udhëzimi Ministria do të riktheje 43 linja transporti nga 80 të tilla që u shfuqizuan pak kohë me parë.  Kreu i Shoqatës së Transportit Ndërqytetës, Kujtim Mema, shprehet se ministria ka shkelur marrëveshjen me grupet e interesit duke mos u konsultuar me ta për linjat e reja.

Krahas pretendimit të Shoqatës së Transporteve, burime nga Ministria e Energjitikës dhe Infrastrukturës sqarojnë për News 24 se nuk është nxjerrë asnjë udhëzim i ri. Ndërkaq, sipas burimeve te ministrisë, grupi i punës dhe sekretari i përgjithshëm janë takuar disa herë me përfaqësues të shoqatës së transportit, duke hedhur poshtë pretendimin e këtyre të fundit. Po burime nga kjo ministri pohojnë se do të hapet edhe gara për ato linja qe janë te pa zëna qe nga udhëzimi i mëparshëm i kohës se ish ministrit Edmond Haxhinasto.
Kujtojmë që më herët Ministri i transportit, Damian Gjiknuri shfuqizoi një urdhër të dhënë nga paraardhësi i tij, Sokol Dervishaj për shtimin e 80 linjave dhe 60 licencave ndërqytetase.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: