SHKODËR

Kryeministri Edi Rama, koordinatori politik për qarkun Shkodër Ilir Beqaj dhe drejtori i OSHEE-së Armand Zhuka, kanë qenë të pranishëm në Bërdicë të Shkodrës, për të ndjekur nga afër punimet për furnizim të qytetarëve me energjinë elektrike.

“Të jemi realistë, në raport me çfarë duhet të jetë, ka akoma shumë për të bërë. Kur ne morëm detyrën, OSHEE-ja ishte gropë e madhe dhe gjithë këto linja ishin në mëshirë të fatit që nga koha e elektrifikimit dhe në raport me ku ishim, është si nata me ditën”.

“Kemi arritur të investojmë në Qarkun e Shkodrës rreth 20 milionë dollarë dhe kemi përmirësuar cilësinë e furnizimit për rreth 70 mijë banorë”, – tha Beqja.

Ai deklaroi se investimet në sistemin e shpërndarjes të energjisë, krahas atyre në infrastrukturë, kanë patur efekt të drejtpërdrëjtë edhe në rritjen e turizmit. “Investim i rëndësishëm që pritet këtu është nënstacioni i Velipojës. Rruga e Velipojës mbaroi, rruga Shëngjin – Velipojë, nënstacioni elektrik në Velipojë dhe impianti i ujërave të zeza në Velipojë që është bërë, bën që nga pikëpamja e turizmit Velipoja të jetë shumë mirë”. Po ashtu një pjesë e konsiderueshme e linjave ajrore janë zëvendësuar me linja tokësore.  

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

Bërdicë, Shkodër – Aty ku investimet e OSHEE vijojnë për energji elektrike pa ndërprerje.

⚡Bërdicë, Shkodër – Aty ku investimet e OSHEE vijojnë për energji elektrike pa ndërprerje.

Nga rrjetet tejet të amortizuara të vitit 1970 me tela që ofronin cilësi e furnizim të dobët, në 6 vitet e fundit kemi përmirësuar shërbimin me energji elektrike për 70 mijë banorë në të gjithë qarkun e Shkodrës, që tashmë furnizohen pa ndërprerje me energji elektrike dhe vazhdojmë pa u ndalur punën kudo ku ka ende shumë nevojë?

#ShqipëriaeArdhmjaJonë⭐

#SkaKohëPërPushim??‍♂️

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: