Çdo ditë e më shumë po flitet për qëndrimin e Lionel Messit te PSG sesa largimin e tij. Por Paris Saint-Germain paguan një shifër të frikshme për një gol. Mjafton të mendosh se çdo gol i shënuar deri tani nga Leo Messi, i ka kushtuar klubit francez 10 milionë euro.

L’Equipe ka publikuar të dhëna në lidhje me rrogat multimilionere të yjeve të PSGsë, që tashmë është vetëm një hap larg titullit të dhjetë në Ligue 1, por jashtë Champions League. Argjentinasi, i marrë me kosto zero sezonin e kaluar, përfiton një shumë të rëndësishme në Francë: 30 milionë euro neto në sezonin e tij të parë në Parkun e Princave.

Nuk duhet një diplomë në statistika për të përcaktuar se çdo gol i Messi-t i ka kushtuar klubit plot dhjetë milionë euro. Në momentin e nënshkrimit të kontratës dhe të krijimit të treshes së ëndrrave, ishte normale të pritej që Leo të realizonte 20 ose 30 gola në sezon.

Por kanë ardhur vetëm 3 realizime në Ligue 1 dhe 13 asiste. Në këtë sezon, Pleshti ka më shumë statistika prej mesfushori se sa sulmuesit. Megjithatë, në Paris kërkoheshin golat nga ai. Dhe deri tani nuk kanë ardhur. Një situatë që shqetëson klubin parisien, veçanërisht duke parë se rroga e Messi-t do të rritet sezonin e ardhshëm dhe do të shkojë në 40 milionë euro.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb