Pritet të zyrtarizohet sot ose nesër, por ende pa ndodhur kjo, Paris Saint-Germain ka përfitime kolosale nga Lionel Messi. Që nga e premtja profili i PSG-së në Instagram ka fituar 847 mijë ndjekës, një mesatare prej 211 mijë në ditë, kundrejt 24 mijë të zakonshmeve.

Edhe në kanalin e Youtube, PSG ka pasur rritje të madhe +46 mijë ndjekës, 15 mijë në ditë. Profili zyrtar në Tëitter tani po tregon një rritje ditore prej 8 mijë ndjekësish: tetë herë mesatarja vjetore.

Versioni në gjuhën spanjolle fitoi 34,000 ndjekës (krahasuar me 31,000 në llogarinë franceze), rreth 7,000 në portugalisht dhe rreth 14,000 në arabisht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb