Sulmuesi i ekipit të Barcelonës, Lionel Messi, kërkoi të largohet nga klubi futbollistik këtë verë. Ai tha se i ka dërguar një letër klubit, duke thënë se dëshiron të shfrytëzojë një klauzolë në kontratën e tij, që i lejon të largohet menjëherë, pa ndonjë pagesë.

Ka qenë një legjendë e ekipit katalanas si Carles Puyol që me një postim në rrjetet sociale duket se ka konfirmuar largimin e argjentinasit nga skuadra.

“Respekt dhe admirim për ty Leo. Ke gjithë mbështetjen time shok”,- shkruan Puyol ne nje postim ne twitter.

Img 20200826 001729
Img 20200826 001729

Barcelona është mposhtur nga Bajern Mynihu me rezultat 8:2 në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, më 16 gusht. Messi, gjashtë herë fitues i Topit të Artë, ka bërë debutimin e tij për Barceolonën në vitin 2004 dhe ka fituar katër herë Ligën e Kampionëve.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb