Gazetarja e ekonomisë, njëherazi kryeredaktorja e revistës “Monitor”, Ornela Liperi, duke folur për emisionin “Të Paekspozuarit” në News24 shpjegoi se ku po shkojnë paratë nga të ardhurat e shitjes së kanabisit. Sipas saj, vendi ynë po kalon një situatë të ngjashme me Kolumbinë e Pablo Escobarit.

“Droga nuk është se iku, thjesht paratë e saj po pastrohen. E njëjta gjë që po ndodh këtu është ajo që ndodhi në Kolumbi. Kemi një skenar kolumbian në Shqipëri, zhvendosja e vëmendjes nga bujqësia që ndodhi vitin e kaluar, konflikt mes policisë dhe institucioneve gjyqësore, rritja e konsumit të drogës nga të rinjtë, kalimin tek heroina, investimi tek hashashi nuk sjellë më fitime. Thjesht ka rënë për shkakun e tregut se nuk ka më fitime. Do kaloje ke heroina, dhe më pas heroinës do kaloje ke ndërtimi, të ardhurat e shitjes do jenë në nivel rekord nga vitin që do vijë, dhe kredit nuk e justifikojnë”, u shpreh Liperi.

Ajo tha se problemi i drogës nuk është zgjidhur në Shqipëri, pasi tani pritet të rritet trafiku i lëndëve të rënda narkotike si heroina apo kokaina.

“Me hashash ishte mënyra më e thjesht për tu pasuruar më shpejt, dhe për aq kohë sa nuk gjetën rrugë tjetër për tu pasuruar më shpejt nuk do të mbyllet, unë mendoj që do kalojë në droga më të rënda për tu pasuruar akoma.” – u shpreh Liperi.

Gazetarja e ekonomisë kritikoi edhe qëndrimin e diplomatëve të huaj, të cilët nuk reagojnë për hashashin dhe përse nuk bëhet legalizimi i saj.

“Kam pasur takime me ekspert të zyrave kundër drogës të kombeve të bashkuara, arsyeja kryesore që shtetet e bashkimit evropian janë më të butë me këtë që po ndodh në Shqipëri, është fakti se kemi të bëjmë me hashashin, është se e gjithë Evropa ka tendencë që të kalojnë në legalizimin e hashashit, ndaj kanë mbyllur një sy. Problem do ishte heroina dhe kokaina për ta. Por unë nuk jam dakord. Sepse nëse sot bëhet fjalë për hashashin do bëhet nesër dhe heroina dhe kokaina. Legalizim ul vlerën.” – përfundoi Liperi. /TPZ/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb