Një sakrificë e madhe po preferon të mos e bëjë dramë. Marcello Lippi e di se çfarë do të thotë të heqësh dorë nga futbollisti më i mirë në qarkullim. Ka ndodhur me Zinedine Zidane në kohën kurë drejtonte Juventus-in. Tani ekziston mundësia që historia të përsëritet me Paul Pogba: “Po, por Juve mund të përfitojë shumë para dhe mund të blejë 3-4 lojtarë për të gjetur vazhdimësinë”. Fjalë këto të thëna nga Lippi i cili rikthehet pas në kohë: “Kurë u ktheva tek Juve më thërriti Agnelli dhe më tha se duhet të shisnim Zidane, pasi na kishin ofruar 150 miliard lireta, më tha edhe të rrija i qetë pasi ato para do ti shpenzonte të gjitha për skuadrën. Me ato para blemë Buffon, Nedved dhe Thuram, e rindërtuam skuadrën nga e para dhe vazhduam të fitonim. I njëjti diskutim vlen tani edhe për Pogba”, theksoi Marcello Lippi.

(e.shkambi/balkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb