Sa më shumë të vështira të jenë kohët, aq më shumë blihet buzëkuqi. Kështu funksionon me fjalë të thjeshta ‘Lipstick Index’, që lidhet me fazat e krizave apo të vështirësive ekonomike me blerjen e kozmetikës për buzët.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Vlen të thuhet që sa më shumë gjërat shkojnë keq, më shumë njerëzit përpiqen të mbajnë lart moralin duke u kujdesur për veten e tyre. Megjithatë koronavirusi po e përmbys edhe këtë parim, sepse në 6 muajt e parë të 2020 shitjet e buzëkuqve ranë me 60%, vërteton Nielsen. Arsyeja? Kjo për faktin që buzët janë të mbuluara nga maskat.

Është hera e parë që ndodh që prej 2001, që kur marka e famshme Estee Lauder ka pasur intuitën për të nxjerrë dy variante. Rënia e shitjeve të buzëkuqve në këtë periudhe ka qenë pikërisht për shkak të përdorimit të maskave. Ndërsa ka pasur rritje gjatë lockdownit përdorimi i kremit të fytyrës, lapsit dhe ngjyrat për vetullat, rimeli si dhe make-up për sytë. Trendi i kohëve të Covid-19 më natyral dhe minimalist, nuk ka kursyer as yjet në Festivalin e Kinemasë në Venecia 2020. Ja një galeri me yjet dhe look-un e tyre në këtë festival.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb