KUKËS- Hedhja e mbetjeve urbane dhe atyre spitalore rrezikon të degradojë liqenin e Fierzës. Alarmin e japin ambientalistët, të cilët shprehen se situata është shqetësuese.

“Gjendja në liqenin e Fierzës është e rëndë. Përpjekjet e institucioneve shtetërore të ndërmarra vitin e kaluar për ndalimin e katastrofës mjedisore që po përsëritet vit pas viti nuk kanë dhënë asnjë efekt pozitiv”, – kështu u shpreh Arben Palushi, ekspert i mjedisit. Sipas tij, sipërfaqja liqenore është tejmbushur nga hedhja e mbetjeve urbane, por edhe nga ato spitalore.

Nga ana tjetër, Palushi deklaroi se për ndalimin e kësaj katastrofe mjedisore mund të nevojiten shumë pak fonde dhe jo më përpjekje që mbesin vetëm në letra. Ndërkohë, pak kohë më parë qeveria shqiptare në bashkëpunim me atë kosovare morën masa për ndalimin e hedhjeve spitalore në këtë liqen. Të dyja qeveritë do të ishin përgjegjëse për mirëmbajtjen e kësaj zone.

(ma.ar/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: