KORCE– Përgatitjet për sezonin turistik kanë nisur edhe në Prespën e largët me liqenin e saj karakteristik.

Liqeni i Prespës është një liqen malor dhe shtrihet midis tri shteteve Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë. Veç burimeve të tjera natyrore që sjell ky liqen si një ekuilbrues i klimës së zonës dhe peshkut të tij të shijshëm, në verë ai grumbullon dhe mjaft pushues nga zonat rreth tij.

Freskia e ujërave të liqenit, pasuria kulturore me vende kulti dhe historike, ishujt piktoreskë, gastronomia vendase, si dhe mikëpritja bëjnë që ky vend të jetë mjaft i vizitueshëm nga turistë ditor ose disaditorë. Me fillimin e sezonit turistik, administrata e pushtetit lokal në Prespë, ka nisur pastrimin dhe sistemimin e vendeve ku bëhet plazh në këtë liqen. Për këtë mbarëvajtjeje ka ndihmuar edhe AdZM e Korçës, dhe puna ka nisur në vendin e quajtur “Plazhi” në fshatin turistik Zaroshkë.
(el.sp/BalakNWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb