KOSOVA

Kosova ka ndërmarrë masa të rrepta kufizuese për qytetarët e saj por duket se disa aspekte të përditshmërisë nuk do u preken.

Sa i përket liri- daljes 90 minuta Rashit Qalaj, drejtor i Policisë së Kosovës konfirmon se nuk mund të përdoret vetëm për gjëra jetike apo urgjente por edhe për të dalë dhe vrapuar.

Sipas Qalajt qytetarët duhet vetëm të respektojnë vendin ku do të lëvizin dhe në këtë mënyrë mund të dalin 90 minuta për vrap.
“Mirëpo një qytetar i moshës madhore, mund të shfrytëzoj kohën e vet prej 90 minutave dhe mund të del e të vrapoj mirëpo duhet ta respektojë vendin ku lëvizë”, – tha Rashit Qalaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb