LIRIA EKONOMIKE- Shqipëria ka patur progres sa i takon lirisë ekonomike dhe kjo theksohet nga një prej instituteve, i cili ka një eksperiencë të gjatë në hulumtimin e ekonomive nga vende të ndryshme.

Instituti “Fraser” ka publikuar të dhënat studimore për lirinë ekonomike në botë, bazuar në statistikat e vitit 2016.

Në listën prej 162 shtetesh, Shqipëria renditet në  vendin e 34, duke lënë pas Kroacinë në vendin e 75, Bullgarinë (46), akoma edhe Greqinë, ku kriza ekonomike e recensioni i thellë e kanë “dërguar” në vendin e 108-të, paralel me Kinën dhe Suazilandi (Afrikë).

Instituti “Fraser” kryen studime botërore nga viti 1996, në bashkëpunim me Rrjetin e Lirisë Ekonomike, një rrjet institutesh edukative dhe kërkimore me aktivitet ne 100 vende te ndryshme. Rezultatet e studimit bazohen në ushtrimin e politikës ne 5 aspekte bazë: Përmasat e vendit, drejtësia vendore,  lehtësia në transaksionet me monedhën e fuqishme, liria në tregun ndërkombëtar, funksionimi bankar pro investitorit,  marrëveshjet dhe sistemi funksional i bankave, biznesit dhe trajtimi i punëtorëve.

Instituti Fraser

Rezultati i favorshëm, duhet theksuar, për Shqipërinë, reflekton se në vende me liri ekonomike, ekzistojnë më shumë të drejta politike e sociale si dhe rritet vazhdimisht niveli i jetesës. Studimin e gjeni duke klikuar  këtu

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb