Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD-së Lulzim Basha janë solidarizuar me ish-luftëtarët e UÇK-së, të cilët janë duke u përballur me akuza për krime lufte në Hagë.

Rama ka publikuar një foto me Thaçin, të cilën e shoqëron me mbishkrimin “Liria ka emër”.

  • foto galeri

Edhe lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar një foto coveri, ku shkruhet “liria ka emër”, me stemën e Ushtrisë Çlirimare të Kosovës.

  • foto galeri

Ish-luftëtarë të UÇK-së dhe personalitete të rëndësishme të politikës së Kosovës Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi ndodhen në Hagë pas akuzave për krime lufte.

Gjatë fjalëve të tyre të para në Gjykatën e Hagës, ish-luftëtarët e UÇK-së janë deklaruar se janë të pafajshëm.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb