Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar sot presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën, në kuadër të 15-vjetorit të vdekjes së tij.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ kreu i qeverisë theksoi se sa më shumë kalon koha, aq më shumë lartësohet Ibrahim Rugova.

“Sa më shumë kalojnë dhe do të kalojnë vitet, aq më shumë do të lartësohet Ibrahim Rugova në sytë e krejt shqiptarisë”, -ka shkruar Rama, ndërsa ka postuar dhe një foto të Rugovës, hashtagun “LiriaKaEmër”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb